Këtë të premte në shkollat publike përfundoi procesi i mësimit plotësues ku pjesëmarrja sipas Drejtorisë së Përgjithshme Arsimore ishte rreth 70%, ndërkohë që të hënën e 27 shtatorit nis viti i ri shkollor swrish në kushtet e pandemisë COVID-it.
Sërish si vjet do të zbatohen tre skenarë mësimdhënie bazuar në kushtet e shkollave dhe numrit të nxënësve që kanë.
Në shkollat me një turn me numër të madh nxënësish klasa do ndahet në dy grupe dhe ora mësimore do të zgjas 30 minuta, ndërsa në mjedisin ku zhvillojnë mësim dy shkolla do të ketë 4 grupe e ora mësimore do të jetë 25 minuta.
Në këto raste shkollat do të mbyllin dyert pas orës 20.00 të mbrëmjes.
Ky plan mësimor nuk është i mjaftueshëm që nxënësit të përthithin informacionet e duhura dhe shkolla të kryejë me sukses misionin e saj, shqetësohen ekspertët e arsimit.
Teksa theksojnë se përballë kësaj situatë për t’i shpëtuar nga rruga prindërit detyrohen të paguajnë në shkollat private që fëmijët të arsimohen.
Në garën e arsimimit publikut dhe privatit ka fituar ky i fundit, sidomos në këto kohë. /TCH/