Viti i ri mësimor e gjen Sarandën me kokë te re në Zyrën Arsimore.
Ladi Dema, një një arsimtarët më të njohur të zonës, një emër i autoritetshëm në fushën e tij, njëherësh mbajtës i disa posteve drejtuese, ia ka lënë vendin një varteseje, Majlinda Mavros nga Mursia, specialiste kurrikule në Zyrën Arsimore, me bashkëshortin drejtor shkolle në Mursi.
Pra, një çift i lidhur me arsimin.
Ndërkohë, është vendosur që dita e parë e shkollës, pra të hënën me datë 27 shtator, të jetë si çdo ditë e zakonshme mësimi, pa ato ceremonitë klasike, me buqeta lulesh, takime e përshëndetje prindër – mësues, si dhe pozime të përbashkëta.
Të gjitha këto konsiderohen të tepërta dhe të nevojshme për t’u eleminuar në kohën e një tjetër valë infektimesh COVID.
Deri më tani nuk flitet për mësim online, në asnjë nivel shkollor, duke shpresuar se gjithçka do të tejkalohet me masa mbrojtëse, ku përfshihet ajo çka konsiderohet më kryesore: vaksinimi i masiv. /sarandacity.al/