Shkollat 9-vjeçare të Sarandës do e kenë sërish mësimin me turne, duke vijuar kësisoj në një trend disavjeçar me shumë pikëpyetje nga ana pedagogjike.
Ndërsa nga një pikëpamje njerëzore, do ketë fëmijë që do dalin nga shkolla në 20.00, pra 8 të mbrëmjes, për të shkuar në shtëpi, si të ishin të rinj që ndjekin shkollën e natës, si dikur.
E gjitha kjo, nga pafuqia për të përfunduar e dhënë jetë një kampusi, i cili dergjet si godinë prej disa vitesh, ç’prej kur përfundoi së ndërtuari këtu e afro 8 vjet më parë.
Ajo ngjan me segmentin Kardhiq – Delvinë, si e nisur nga Berisha e që me zorr përfundon nga Rama.
Por ndryshe nga rruga e shndërruar në legjendë, e cila po shkon drejt fundit, kampusi vijon të gjenerojë pikëpyetje mbi mefshtësinë e pushteteve, atij qëndror apo atij lokal, për ta shndërrur në zgjidhës të një situate vërtet paradoksale. Ka ngecur e s’ka asnjë sinjal funksionimi.
Kujtojmë se sipas një premtimi të Ramës në 2015, sot kampusi duhej të kishte hapur dyert. Ky është i 7 shtator pa premtimin e mbajtur.
Ç’borxh u kanë fëmijët e familjet e tyre vendimmarrësve që kanë kthyer me pahir shkollat e natës për mosha minore? /sarandacity.al/