Greqia u godit nga një sërë tërmetesh të hënën në mëngjes, dhe më e forta ishte 6 gradë në shkallën Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro -Mesdhetare – EMSC.
Kjo u pasua nga një sërë tërmetesh më të dobta, njoftuan mediat greke. Tërmeti i parë u regjistrua në 8.17 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe 9.17 sipas kohës greke. Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë.
Banorët në panik postuan fotografi në rrjetet sociale, si dhe video të marra gjatë tërmetit.
Kujtojmë, të paktën një person ka humbur jetën në Kretë. Pretendohet se ky është një njeri që u shua në një kishë në Arkalohori, kur kupola ra mbi të.
Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk pati shpëtim për njeriun fatkeq. Ekipet e shpëtimit nxorrën një person tjetër nga rrënojat dhe ai u dërgua me urgjencë në spital. /sarandacity.al/
https://youtu.be/PuliGsrZbjw