Mediat shqiptare raportojnë se viktima e parë e regjistruar nga tërmeti që tronditi Kretën këtë mëngjes, është një shqiptar e po shqiptar dhe i plagosuri me të.
Por kjo hidhet poshtë nga mediat greke, e cila ka qenë e detajuar në këtë lajm.
Ajo raporton se njeriu që humbi jetën brenda kishës ishtë një 65-vjeçar grek, i cili po kryente punë restaurimi me djalin e tij.
Fjala është për Iakovos Tsagarakis, i cili është shuar pas shembjes së kupolës së kishës. Personi tjetër aty ishte djali i tij, i cili pa babanë e tij të humbte jetën dhe që është një nga të plagosurit, pasi thuhet se ka pësuar fraktura.
Iakovos Tsagarakis, sipas viannitikanea.gr ishte shumë i popullarizuar në komunitetin lokal dhe merrej me sport, pasi kishte qenë futbollist i Patouchas por edhe agjent në ekipin e Ano Viannos.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë tejet të forta saqë banorët kanë dalë të tmerruar nga banesat e bizneset e tyre, ndërsa tashmë ndodhen në rrugë.
Συνεχείς μετασεισμοί στο Ηράκλειο ο κόσμος είναι στους δρόμους και τα παρκα , η ανησυχία και ο φόβος είναι τα μόνα συναισθήματα που κυριαρχούν
Δείτε πως κουνιέται η προσοψη του μαγαζιού μου
Αυτός ήταν ο φοβερός #σεισμος 5,8 που κράτησε 25 δευτερόλεπτα pic.twitter.com/ybofqZmcRT— Μανόλης della Creta (@ManAndroulakis) September 27, 2021
Mbrojtja Civile ka aktivizuar me njëherë planin “Tërmeti” ndërsa një grup i ekipit të shpëtimit EMAK është nisur me një avion C130 bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëmtuara. Dëme materiale vazhdojnë të raportohen në disa fshatra të zonës afër epiqendrës së tërmetit.
Ndërkohë vazhdojnë të regjistrohen edhe lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 shkalla Rihter.
Sipas sizmiologut te njohur edhe për publikun shqiptar nga intervistat e tij në TCH , Costas Papazachos, profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, nuk ka gjasa që të ketë një tërmet tjetër më të fuqishëm se sa tërmeti kryesor.
https://youtu.be/ZavveP-3UcQ
Sipas tij në zonën Arkalochori, ka pasur aktivitet sizmik gjatë gjithë verës me tërmete të vegjël.
Ai ka shtuar gjithashtu se bëhet fjalë për një tërmet shumë serioz dhe se duhet t’u kushtohet vëmendje fshatrave të zonës përreth sa u përket ndërtesave që janë dëmtuar, të cilat mund të shkatërrohen edhe me një goditje pasuese më pak të fuqishme dhe lëkundje të tilla do të jenë të shumta në orët në vijim. /sarandacity.al/