Rruga 5 në Sarandë duket se është jashtë “kontrollit të territorit” nga ana e Policisë Rrugore. Përgjatë saj e vende vende, parkimi është në shkelje të hapur të rregullave të qarkullimit.
E qartësuar dhe nëpërmjet vizimeve se ku duhet parkuar dhe se cilat janë drejtimet e lëvizjeve, në një formë alla shqiptarçe kjo injorohet tërësisht.
Shumë automjete parkohen në korsi kalimi, madje dhe kundra drejtimit të lëvizjes. Pra dy shkelje. Dhe ndodh kjo në një rrugë ku është vetëm qendër banimi, me mundësi parkimi pa shkelur rregulla, edhe pse në ndonjë distancë jo domosdoshmërisht te “dera e shtëpisë”.
Mbi të gjitha, është ajo që duhet të mësohemi me rregulla. Pasi kur është fjala për shkelje, ato nuk janë të natyrës kalimtare, pra të diktuar nga një rrethanë e caktuar, e lajmëruar me anë të bllokazhit. Fjala është për një shkelje ditë-natë, hapur, pa kokëçarje, në injorim të plotë të ligjit dhe bashkëjetesës komunitare. /sarandacity.al/