Prej muajsh, në zhargonin politik shqiptar gjendet dhe Nusreti i famshëm. Ai është pjesë e një akuze klasike të opozitës kundrejt mazhorancës, meqë në restorantin e tij u shfaqën duke darkuar disa anëtarë të qeverisë. Ata thanë më pas se darka ishte një qerasje nga një biznesmen në Dubai në shenjë respekti për ta.
Por të kalojmë te fenomeni Nusret.
Bifteku kushton 20 euro, por nëse kriposet dhe serviret nga Nusret Gokçes, kuzhinieri më i famshëm nga Turqia, atëherë çmimi është deri në 800 euro.
Ai njihet ndryshe dhe si Salt Bea, pikërisht për shkak të mënyrës specifike që ai kripos mishin para përgatitjes.
Një bar i ri është hapur në Londër dhe tani të gjithë duan të provojnë biftekun më të shtrenjtë në botë, ashtu si të gjithë janë të interesuar nëse ky personazh është vërtet një gjeni i kuzhinës apo thjesht një argëtues i mirë.
“Nusret Gokce është një fytyrë e madhe tani, por sa do të zgjasë?”, shkroi një kritik disa vjet më parë dhe tani ai me siguri e kupton se sa gabim kishte kur shkroi me pakënaqësi për një djalë nga Turqia që u bë i famshëm për mënyrën e tij të përgatjes së biftekëve.
Nusreti ka lindur në 1983 në Turqi. Babai i tij ishte një minator. Ai i përket një familjeje shtatë anëtarëshe kurde, e cila luftoi shumë për të mbijetuar për shkak të të ardhurave të pakta. Kështu, Nusreti braktisi shkollën në klasën e 6-të dhe filloi të punojë për të ndihmuar familjen e tij.
Kur mbushi 26 vjeçc, shkoi në Buenos Aires dhe atje mësoi se si të përgatiste biftekë nga disa prej kuzhinierëve më të mirë në botë.
Ai u kthye në shtëpi një vit më vonë dhe hapi restorantin e tij të parë Nusr-Et në lagjen Etiler të Stambollit me vetëm tetë tavolina dhe 10 punonjës.
Shpejt u takua me Ferit Sahenka, një biznesmen turk dhe një nga njerëzit më të pasur në Turqi. Mbështetja e tij financiare i mundësoi Nusretit që të bëhet i pavarur dhe të zgjerojë biznesin e tij, kështu sot ka 13 restorante në të gjithë botën dhe më shumë se 600 punonjës.
Deri në vitin 2017, Nusreti ishte vetëm një kasap turk i cili u shndërrua në kuzhinier, një njeri i njohur në Lindjen e Mesme për restorantet e tij të nivelit të lartë të Barbecue, por më pas interneti ndërhyri dhe bëri mrekullinë ndaj tij.
Sepse atëherë u krijua një “meme e famshme” e cila tregon Nusretin duke e gatuar biftekun në një mënyrën e tij “sensuale”, duke mbajtur dorën si qafa e një mjellme. Tani ka 38 milionë ndjekës në Instagram dhe vlen miliona.
Sot ai është 38 vjeç dhe njerëzit e njohin atë gjerësisht në rrugë dhe e quajnë “Mbreti i mishit”.
Shumë po pyesin se si i arriti deri këtu.
Ai thotë se sekreti i suksesit të tij është të punosh 20 orë në ditë. /sarandacity.al/