Dje qe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Pra 29 shtator. U shpall e tillë në vitin 2003 Ministria e Kulturës.
Po ku i ka rrënjët kjo ditë? Interesante: te akti i tre ushtarakëve!
“Në themel të kësaj dite, qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët, ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë Luftës së I Botërore”, informon Arkiva Shqiptare. /sarandacity.al/