Gruaja që përfaqëson Athinën në Tiranë, ambasadorja Sofia Filippidou, ishte për një vizitë në Minoritet, sipas njoftimit të Bashkisë Finiq.
Në këtë vizitë është potencuar projekti i një muzeu kulturor të Minoritetit, ku si fshati më përfaqësues i traditave të popullsisë greke në Jug të Shqipërisë është veçuar Dhrovjani.
“Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Znj. Sofia Filippidou, ishte në zyrat e Shoqatës Kulturore ‘Agios Kosmas’, ku pati rastin të bisedonte me Kryetaren e Shoqatës, znj. Aneta Gudi si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço.
Gjatë vizitës së saj, Znj. Ambasadore u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë Z. Kiço në Qendrën Kulturore ‘Katina Pappa’ në Livadhja, e cila u përfundua përmes programit ndërkufitar “Rhythm”.
Më pas, ambasadorja, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë z. Kiço dhe kryeplaku i fshatit, z. Pavllo Taçi, vizitoi djepin e kulturës së zonës, fshatin e Dhrovjanit.
Atje ajo mundi të eksploronte monumente që pasqyrojnë madhështinë e trashëgimisë sonë kulturore ndër shekuj. Dhrovjani është një pikë referimi trashëgiminë tonë prandaj është parashikuar ngritja e një Muzeu të Kulturës si dhe bëhen përpjekje për ndërtimin e rrjetit të ri rrugor.
Vlen të përmendet se projektet janë jetike dhe do të mbështesin shumë zhvillimin e turizmit dhe rivitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore, natyrisht edhe brenda kuadrit të projektit MileSTONES III.
Në fund, Kryetari i Bashkisë Finiq falënderoi ambasadoren Znj. Filippidou, për diskutimin konstruktiv”, thuhet në njoftimin e Bashkisë minoritare të Finiqit. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
69168 862873I feel other web site proprietors really should take this site as an model, quite clean and great user friendly style and design, as properly as the content. Youre an expert in this topic! 322800
332178 109938Black Ops Zombies […]some people still have not played this game. Its hard to envision or believe, but yes, some men and women are missing out on all with the enjoyable.[…] 571220