Si çdo vit, te Limjoni u krye një ceremoni homazh për ata shpirtëra italianë që lanë jetën në Sarandë në ’43, pikërisht nga egërsia gjermane.
“Pranë memorialit në ish-bazën ushtarake të Limjonit, u nderua kujtimi i 150 oficerëve të Divizionit historik ‘Perugia’, të cilët u martirizuan më 1943.
Ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri z.Fabrizio Buçi, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma, Atasheu Ushtarak z.Nicolas Piçoli, Prefekti i Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj dhe në prani të autoriteteve ushtarake e civile nga qyteti i Sarandës, i dhanë nderimin ushtarakëve italianë të pushkatuar e pastaj të hedhur në det, në operacione të padrejta ndëshkuese.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
Vitale qoftë miqësia natyrale mes Shqipërisë dhe Italisë!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë. /sarandacity.al/