Piro Dhima, ish-kampioni i botës në peshëngritje për ngjyrat e Greqisë, ka folur për nënën e tij, Lefteri Dhima, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Himarë, krejt e vetme.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para katër ditësh, ndoshta një ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë,.
Ai mohon ta ketë braktisur, përfshirë dhe vëllai tjetër që jeton në Finlandë. Dhima pretendon se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.
“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë.
Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima, sipas së cilit, nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.
Piro Dhima na zbulon se u njoftuan nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan njëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika.
Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë ku kishte dhe bagëti, raporton TV Report. /sarandacity.al/