Një partneritet artistik shqiptaro-grek mundësoi në Tiranë disa murale, të cilat, me një imagjinatë “sikur” do i vinin në ndihmë imazhit të bastarduar të Sarandës me grinë e pallateve të palyera.
Ishin 45 ditë punë intensive dhe dy vjet përgatitje në kuadër të “Mural Fest 2021”, organizuar nga “Dekor Tirana” dhe kuruar nga Helidon Haliti dhe Kiriakos Losifidis.
Artistë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj udhëtuan drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. /sarandacity.al/