Gazetari vlonjat Enrik Mehmeti publikon një rastin e një vjedhje vërtet të turpshme, e cila ka ndodhur në Vlorë. Ai shkruan se një vajze të paralizuar në këtë qytet i kanë vjedhur baterinë e motorit elektrik me të cilin lëvizte.
Për shkak të gjendjes së saj, motori me bateri ishte e vetmja mënyrë lëvizjeje, ndaj ajo kërkon që të mos shitet për skrap por personi që e ka marrë ta kthejë, edhe nëse nuk do të identifikohet.
Mesazhi i familjarëve, publikuar nga gazetari:
“Mbrëmë rreth orës 10 të mbrëmjes është vjedhur në lagjen Isa Boletini Vlorë një bateri motori invalidi.
Motori ishte i parkuar në lagjen e vajzës në fjalë dhe nuk ka me çfarë të lëvizë, pasi është invalide.
Ju lutet që kushdo e ka vjedhur, mos ta ëcoj për skrap sepse është mjeti i vetëm me të cilin lëviz.
Mund ta cxoni ku e kini marrë baterinë, edhe po nuk doni të identifikoheni.
Kontaktoni në këtë numër telefoni, 0694708967. Faleminderit!” /sarandacity.al/