Pas ministrit Çuçi, është Drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu ai që në një deklaratë ka sqaruar sesi do të funksionojë “makina inteligjente”, që do monitorojë e ndëshkojë shkelësit e qarkullimit në timon.
Është për t’u veçuar fakti se ndryshe nga s aka ndodhur deri më sot, ku një tejkalim shpejtësie deri në 10 km në orë mbi limitin e lejuar nuk është ndëshkuar, kjo nuk ndodh me këtë pajisje.
Ziu tha se nëse tabela shënon 90 km/h dhe shoferi është 1 km më shumë, atëherë automatikisht gjobitet.
Pajisja të kap gjithashtu rripin nëse nuk e ke vënë, si dhe nëse po flet në telefon. /sarandacity.al/
https://youtu.be/5ZaAvowbkP4