Përfaqësues i kompanisë BlueFocus, Jordi Caballé ishte në një takim me ftesë të z. Arben Çipa, kreut të Sipa Tours, njëherësh kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit.
Takimi është organizuar në Portin e Sarandës me pjesëmarrës Drejtorin e Portit z.Alket Qendro dhe punonjës të zyrave kryesore të këtij porti.
Fokusi kryesor ka qenë lobimi i këtij porti në industrinë e kruaziereve që operojnë në fushën e turizmit, duke synuar rritjen e numrit të vizitorëve në qytet dhe duke e bërë atë pjesë të një industrie kaq të fuqishme sic është industria e kruazierave. /sarandacity.al/