Shtyhet me një javë nisja e mësimit në Universitete. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila thotë se 11-17 tetor do të jetë java e vaksinimit masiv të studentëve në universitete.
Ministrja njofton se me kërkesë së Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të nisë më datën 18 tetor dhe koha e mbetur, pra nga data 11 deri në 17 tetor, të shfrytëzohet për vaksinim.
“Të dashur studentë,
Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si ‘Java e vaksinimit masiv të studentëve’.
Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.
E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.
Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm!”, shkruan ndër të tjera ministrja Kushi. /sarandacity.al/
407957 894316New York Travel Tips […]below you will locate the link to some sites that we believe you should visit[…] 616473
693031 888253Very very good publish, thanks a whole lot for sharing. Do you happen to have an RSS feed I can subscribe to? 382332
686623 733438We are a group of volunteers and opening a new scheme in our community. Your web website given us with valuable information to function on. Youve done an impressive job and our entire community will likely be grateful to you. 268879
387463 48852Fantastic info, far better still to uncover out your blog that has a terrific layout. Nicely done 127359
779284 992582OK initial take a very good look at your self. What do you like what do you not like so a lot. Function on that which you do not like. But do not listen to other men and women their opinions do not matter only yours does. Function on having the attitude that this really is who youre and if they dont like it they can go to hell. 92473
733772 864925Excellent post, I conceive internet site owners need to larn a great deal from this website its extremely user friendly . 112887
943269 493235I enjoy seeking via and I conceive this site got some truly useful stuff on it! . 32944