“Shifrat, as nuk e hahen e sa nuk pihen”, ka qenë një ndër frazat e Ramës, por në ligjërimin qeveritar ato përbëjnë bazën e komunikimit me publikun.
Kështu, ish-ministrja dhe deputetja Anila Denaj, i është referuar shifrave në bindjen qeveritare se ekonomia shqiptare është në rritje.
“Ekonomia shqiptare po tregon shenja inkurajuese të rimëkëmbjes për vitin 2021.
Këtë e konformoi edhe Banka Botërore në raportin e fundit, ku shprehet se PBB-ja në 2021 parashikohet të rritet me 7.2% kjo edhe falë procesit të rindërtimit, projekteve infrastrukturore, besimit në rritje të konsumatorëve, kërkesës së jashtme dhe stimujve fiskalë që u ndëmorrën”, shkruan gruaja që udhëhoqi ekonominë dhe financat shqiptare nën krizën pandemike, ende me pasoja. /sarandacity.al/