Është lënë pas një sezon, i cili konsiderohet si më i papari deri më sot për shkak të një dyndjeje të jashtëzakonshme pushuesish ngamos, e cila u reflektua sidomos në trafikun e rënduar, edhe atje ku deri dje nuk ndodhte të kishte bllokime.
Dhe kjo është njëra nga ato që e karakterizoi sezonin turistik të këtij viti.
Pra, trafiku.
Për herë të parë, pati kolaps të Rrugës 5, si dhe të Metoqit.
Ndërkohë, rekord qe një vargan automjetesh në ditët e fundit të korrikut, nga Rrapi deri të Bashkia dhe kjo në orën 0.1 të natës.
Ky sezoni pati risi shëtitoren e re. E aktivizuar krahas fushatës elektorale, ajo dha sinjale entuziazmi social dhe ekonomik se ky dimension i ri urban do i jepte një tjetër dinamikë turizmit në Sarandë.
E reja tjetër qe shtimi galopant i anijeve shëtitëse, nga 1 në 8 të tilla. Por ato, pos që i dhanë gjirit një tërheqje vizuale, ishin llahtarë në ndotje akustike.
Sezoni që lanë pas pati dhe fytyrën apo gjuhën e serbëve. Këta të fundit ishin supriza, pasi dyndja e tyre bëri që serbishtja të ishte ndër gjuhët më të dëgjuara në mbrëmje në shëtitore. /sarandacity.al/