Ashtu sikurse pritej, sezoni veror në Shqipëri solli një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve në periudhën qershor-gusht 2021.
Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), gjatë muajit qershor udhëtuan në total 260,991 pasagjerë, në korrik 422,483 dhe në muajin gusht 561,325, me një total 3-mujor prej 1,244,799 pasagjerë.
AAC bën të ditur se për fluturimet e skeduluara ka patur një rritje të pasagjerëve prej 57% në muajin korrik krahasuar me muajin qershor dhe 35% me e lartë në muajin gusht krahasuar me muajin korrik.
Për fluturimet charter krahasuar muajin qershor dhe korrik, kjo rritje ka qenë në nivelin 85% dhe në nivelin 25% për muajin gusht krahasuar me muajin korrik.
Edhe krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën para pandemisë, duke marrë në konsideratë faktin që viti 2020 është viti me ndikimin më të lartë nga pandemia, vërehet një rritje e numrit të pasagjerëve në masën 36% për fluturimet e skeduluara, 46% për fluturimet charter, si dhe 37% për numrin total të pasagjerëve.
“Statistikat e mësipërme janë tregues të rëndësishëm të zhvillimit të shërbimit ajror, i cili lidhet drejtpërdrejt, por jo vetëm, me masat dhe standardet e vendosura në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia, kujdesit ndaj menaxhimit të trafikut ajror në bashkëpunim me të gjithë aktorët kyç në fushën e aviacionit, shfaqjes së interesit të të huajve ndaj turizmit në Shqipëri, përfshirjes së operatorëve ajrorë nëpërmjet ofrimit të mundësive low-cost dhe destinacioneve direkte”, bën të ditur AAC. /ATSH/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?