Fshatari apo fermeri nuk mund të mbjellë kuturu. Duhet të jetë shteti, më saktë dikasteri i linjës ai që do e orientojë, pasi t’i ketë bërë analizat tokës dhe ujit.
Këtë do propozojë në Kuvend ish-ministri i Bujqësisë Agron Duka, i cili ka paraqitur një projektligj me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Aty kërkohet që pranë ministrisë së Bujqësisë të ngrihet një agjenci e cila do të kryejë analizat e tokës dhe të ujit, dhe gjetjet t’u komunikohen fermerëve në mënyrë që të orientohen mbi kulturat që duhet të mbjellin dhe produktivitetin e tokës.
Çdo vit, sipas projektligjit, duhet të ketë një raport-analizë për cilësinë e tokës, madje kjo strukturë që duhet të ngrihet pranë ministrisë duhet të bëjë edhe studimin e tregut për çmimet.
Kreu i agrobiznesit Agrim Rrapaj thotë se duhet të kthehet Instituti i Studimit të Tokave, që në thelb kishte pak a shumë të njëjtat studime që listohen në projektligjin e Dukës.
“Unë do të vlerësoja çështjen e vlerësimit të tokës, dhe ish-instituti i studimit të tokave të rikthehet në situatën që ka qenë dhe të mbështetet më shumë. Heqja e institutit ka bërë që ne të kemi këtë gjendje të vlerësimit të tokës”, thotë Rrapaj.
Pikë tjetër e nismës ligjore është edhe krijimi i rajoneve për mbjelljen e produkteve bujqësore me “detyrim përcaktim”, gjë që për Rrapajn do të ishte shumë pozitive.
“Kjo është një strategji që është kërkuar prej kohësh. Rajonizimi i produkteve bujqësore, dhe është element kyç për sektorin. Natyrisht do të sillte rritje të prodhimit në vend, do sillte ulje të kostos, rritje të cilësisë, rritje të gjurmshmërisë dhe do të na bënte të ishim më shumë konkurrues ndaj importit”, shprehet Rrapaj. /sarandacity.al/
430848 414857Nice read, I just passed this onto a colleague who was doing a little research on that. And he just bought me lunch since I found it for him smile So let me rephrase that: Thank you for lunch! 769384
886004 227349There couple of fascinating points at some point in this posting but I dont determine if these men and women center to heart. There is some validity but Let me take hold opinion until I check into it further. Great write-up , thanks and then we want a lot more! Combined with FeedBurner in addition 321316