Këtë viti pa Agim Maton, “Jonianët” e poezisë organizuan edicionin e 15-të të tyre, i cili konçidoi dhe me një mot poetik – zymtësi romantike dhe shi.
“Për tri ditë me radhë, nga 1-3 tetor 2021, nga Klubi i Krijuesve ‘Jonianët’ dhe me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, u organizua Manifestimi Poetik ‘Trirema e Poezisë Joniane’.
Ky organizim kulturor, që këtë vit ishte në edicionin e tij të 15-të, solli poetë nga viset shqiptare, nga rajoni i Ballkanit dhe Europa”, informohet në faqen e Bashkisë, ku më pas jepet dhe një përshkrim i aktivitetit.
“Sipas një tradite të qëndrueshme, këtë fillim tetori, poetët e Sarandës ftuan dhe sollën këtu, në qytetin që të bën poet, kolegë të tyre nga viset, nga rajoni dhe Europa. Kjo sipërmarrje e Klubit të Kruijuesve ‘Jonianë’ të Sarandës, u mbështet nga Bashkia dhe nga Kryetari i saj Adrian Gurma.
Ky event kulturor këtë vit ishte në edicionin e tij të 15-të. Në vjeshtën e sivjetme poetët nga bota ishin turistët tanë më të veçantë. Ata erdhën me bagazh poetik dhe u larguan duke marrë frymëzim nga Saranda.
Manifestimi Poetik u shoqërua nga mikpritja e kolegëve sarandiotë dhe u alternua me guidë turistike në Sarandë, Ksamil, Butrint etj.
Ky organizim është në vargun e eventeve përtej sezonit veror dhe ne besojmë se poetët pjesëmarrës në Manifestim u kthyen në vendet e tyre edhe si promovuesi të asaj çfarë gjetën dhe shijuan këtu”. /sarandacity.al/