Gjatë 24 orëve të fundit, situata COVID në jug shënoi një të papritur për mirë. Në Delvinë, aty ku situata epidemike është konsideruar si më e përkeqësuar për javë me radhë, nuk u shënua asnjë rast infeksioni.
Ndërsa 16 km më tutje, në Sarandë, u regjistruan 19 raste të reja infeksioni. Por gjithashtu, po në Sarandë, pati dhe dy jetëhumbje.
Në të dhëna të tjera, Himara regjistroi dy raste dhe Finiqi vetëm një.
Autoritetet shëndetësore shqiptare apelojnë për mosulje të vigjilencës, duke zbatuar sidomos me rigorozitet rregullat për parandalimin e COVID-it.
Nga Ministria e Shëndetësisë kujtohet vendosja e maskës, në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancimit fizik, kujdesi për higjenën vetjake dhe vetëizolimi nëse shfaqen shenja, tashmë të ditura, të prekjes nga COVID-i. /sarandacity.al/