Në kuadër të “Tetorit Rozë”, një muaj ndërgjegjësimi për gratë, se si ato të reagojnë në kohë kundër kancerit të mundshëm të gjirit, deputetja Anila Denaj mblodhi dhjetra sosh në Sarandë në një bashkëbisedim me theks shëndetësor dhe shoqëror.
“Në Sarandë, në një takim me gra dhe vajza të organizuar nga njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor, në kuadër të muajit të ndërgjegjegjësimit për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Vetëm pak minuta nga koha jote dhe shpëtoni jetën.
Të gjitha së bashku në emër të së ardhmes”, shkruan e para e përfaqësimit politik të zonës në parlamentin shqiptar.
Më parë, Denaj pati dhe një takim me studentë, në Filialin Universitar të Sarandës, në një përpjekje ndërgjegjsuese lidhur me vaksinimin anti-COVID, si kusht jo vetëm në mbrojtje te jetës e shëndetit por dhe kthimit në normalitet të procesit mësimor. /sarandacity.al/