Bashkia i dedikoi një vlerësim një eventi mbarëkombëtar shahu në Sarandë, duke thënë se e ktheu qytetin në kryeqendër rajonale të shahut.
“Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, që u zvillua për herë të parë më 2-10 tetor 2021, ishte një javë e rrallë sportive, që e ktheu Sarandën në kryeqendër të takimit të shahistëve më të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Për ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve dy nga Saranda, dhe për më të mirët u dhanë çmime dhe kupa.
Përveç takimeve në tre nivele, që u zhvilluan në ditët e Festivalit dhe përtej nderimit të fituesve, ky event krijoi vlera dhe mundësi për cilësi të re sportive me seminaret trajnuese që u organizuan për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës, si dhe me trajnimet e arbitrave lokalë”, shkruan Bashkia. /sarandacity.al/