Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico paralajmëroi pasoja COVID pas grumbullimit të tifozëve në “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Nga Elbasani ku u takua me studentë, Fico u shpreh se çdo njeri vlen njësoj pasi është familjari i dikujt ndërsa kujtoi rëndësinë e vaksinimit përballë kësaj situate.
“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon te arena me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia, historia.
Jo nuk pritet. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka, çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, u shpreh ajo. /sarandacity.al/