Përkundër pamjeve me domate të kalbura në fusha e fermerë që ankohen për to apo mungesë tregu, nga dikasteri i bujqësisë dalin të tjera shifra.
Numri 2 i atyshëm, Dhimi Kote i Xarës, tha se për ATSH-në se “gjatë 8 muajve të pare të këtij viti eksportet e produkteve bujqësore shënuan rritje me 1.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.
Sipas tij, rritja e eksporteve bujqësore evidentohet në sasi dhe në peshën që zënë.
“Eksportet bujqësore u rritën me mbi 2 mijë ton dhe në vlerë 3.7% më shumë, krahasuar me 8 mujorin 2020”, tha Kote, teksa vuri në dukje se në totalin e eksporteve kryesojnë perimet në serra që krijojnë një avantazh për Shqipërinë.
Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.
Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %, raportom ATSH. /sarandacity.al/