Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java që presim përpara parashikohet një tjetër javë “tipike” e vjeshtës me mot me vranësira por edhe ditë me diell pasi për ditën e Hënë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell.
Sipas informacionit të publikuar në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës ndërsa duke nisur nga dita e martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas njoftimit java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin ndërsa në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. /sarandacity.al/