Në Bashki u zhvillua një Dëgjese Publike lidhur me disa investime të reja infrastukturore që do pësojë qendra e Sarandës. Kjo, në kuadër të disa projekteve të Bankës Botërore, të orientuar në infrastrukturë.
Në dëgjesën e organizuar nga nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, në titullin mbi “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe për Portën Sarandë”, kryebashkiaku Gurma, siç informon faqja e Bashkisë, tha se “ka shumë rëndësi prania në prezantime të tilla, që tashmë janë traditë, por edhe se është nevojë dëgjimi i zërit të grupeve të ndryshme të interesit për investime që impaktojnë të gjithë, për të mos ndodhur si më parë, kur projektet janë kontestuar kur ato kanë qenë në proces zbatimi”.
Në prezantimi e projektit u përfshi Rruga e Tregtarëve ose Rruga “Skënderbeu”, lidhja me rrugë dhe shkallare mes plazheve të Lagjes Kodër, projekti i një terminali të autobusëve në Qafën e Gjashtës, ndërhyrje te Parku “Miqësia” etj, raportohet nga Bashkia. /sarandacity.al/