Një lëkundje e lehtë sizmike u regjistrua mbrëmjen e të martës në Gjirokastër.
Ishte një tërmet prej 3 ballë Rihter, i cili, i ndodhur nën një atmosferë tërmetesh, më i fundit në Lezhë, por shumë dhe në Greqinë fqinje, thjesht ka shkaktuar frikë te një pjesë e banorëve që e ndjenë, pasi magnituda ishte e vogël.
“Ishte një drithërimë dhe kaq, nuk zgjati shumë”, citohet të ketë thënë një banor.
Në Sarandë pothuajse nuk është ndjerë. /sarandacity.al/