Gjirokastra dhe Tepelena do të jenë më afër bregdetit të jugut duke mundësuar kështu qytetarët jo vetëm të shijojnë ujin e kristaltë, por edhe vetë zona të përthithë sa më shumë turistë të huaj por dhe vendas.
Kështu beson kryeministri Edi Rama se do të ndodhë teksa ka shpërndarë një video ku shfaqen aksi i ri i asfaltuar në zonën e Malësisë së Kurveleshit dhe bukuritë mahnitëse natyrore që të ofron rruga panoramike.
“Mirëmëngjes dhe me rrugët që lidhin historinë e Gjirokastrës e Tepelenës mes bukurive natyrore të malësisë së Kurveleshit deri në bregdetin e Jonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /sarandacity.al/
https://youtu.be/f8iSkFHAggU
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?