Kryeministri Rama publikoi pamje të asaj se ç’po ndodh në Parkun Arkeologjik të Bylisit, i afërt në madhështi sa Butrinti, por jo aq i vizitueshëm sa ky i fundit, edhe për shkak të vendndodhjes dhe rrethanave.
“….Dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, ku studiues të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kanë zhvilluar misionin studimor-shkencor ‘Korpusi i Mozaikëve’, për inventarizimin, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisjes. /sarandacity.al/
https://youtu.be/KB91Ehh5J1M