Kryeministri Rama publikoi atë që mund të quhet “një copëz Turqie” në Shqipëri, më saktë në Laç, si pjesë e ndihmës turke me 500 banesa për të dëmtuarit nga tërmeti i fundvitit 2019.
“….Dhe me Laçin e Rilindur siç askush nuk e ka parafytyruar kur gdhiu dita pas tragjedisë së madhe, teksa po mbyllen detajet e fundit të kësaj zone, ku pas pak do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkroi i pari i qeverisë.
Por tej kësaj, kjo mënyrë ndërtimi, e cila është karakteristike në Turqi, përbën dhe një leksion urban për ne, të cilët duke ndërtuar e kemi ulur cilësinë e jetës e jo ngritur atë, madje deri në shtim stresi.
Mjaftojnë pamjet për ta marrë si leksion të asaj se sa te mbrapshtë kemi qenë deri më sot, apo që vijojmë të jemi akoma. /sarandacity.al