Tjetër partneritet qeverisje-komunitet në Finiq.
Në Kulluricë janë rehabilituar rrugët e brendshme me metodën e njohur ku komuniteti financon e bashkia asiston.
Ditëve të fundit ka përfunduar një projekt domethënës jetik në komunitetin e Kulluricës, nën mbikëqyrjen e kryetarit të bashkisë z. Kristaq Kiço, informin Bashkia Finiq.
“Ekipet e punëve publike të bashkisë punuan me shpejtësi për të kompletuar vendosjen e betonimit të një pjese të madhe të rrjetit të brendshëm rrugor, që ishte dëmtuar nga kushtet e motit në zonë.
U hodhën 165 m3 (kub) beton që korrespondon me 450 metra rrugë, me kontributin e Bashkisë dhe banorëve të komunitetit, duke i dhënë zgjidhje problemit kronik, këmbësorëve dhe transportit të automjeteve, me përmirësime të jetës së përditshme dhe në përmirësimin e imazhit të komunës sonë.
Kiço falenderoi përzemërsisht ata që u përgjigjën menjëherë dhe kontribuan në përfundimin e projektit, duke ofruar një cilësi jete më të mirë për banorët”, thuhet nga Bashkia Finiq. /sarandacity.al/