Në ditët e para të gushtit 2021, Shqipëria hapi zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroportin ndërkombëtar të Sarandës, i cili parashikohej të jetë sezonal për arsye turistike.
Por dy ditë më pare, sipas Shqiptarja.com, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e këtij aeroporti.
Si shkak është mosfinalizimin me sukses të procedurës është bërë mosparaqitja e asnjë ofertë brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk ka patur investitorë të interesuar.
“Bazuar në Ligjin nr. 125/2013 ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’ i ndryshuar, nenin 98 të Ligjit nr. 162 datë 23.12.2020 ‘Për prokurimin publik”, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 ‘Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat’, dhe në pikën 5 ‘Hapja dhe Vlerësimi i Ofertave’ në ‘Dokumentet e procedurës konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës (SIA)’, për arsye se në këtë procedure konkurruese nuk është dorëzuar asnjë ofertë brenda afateve kohore, pra nuk ka patur pjesëmarrës në garë”, ka njoftuar Agjencia e Prokurimeve Publike.
Tashmë pritet të shihet se ç’hapa do ndërmarë qeveria për ta bërë më joshës këtë investim. /sarandacity.al/