Studiuesi Kastriot Dervishi ka kujtuar me tre foto Kaso Shehun, një prej ish-të burgosurve të regjimit komunist, i cili dha frymën e fundit në repeartin “Përparim” në Sarandë
“Desanti i Kompanisë 4000
Tre foto nga jeta e desantit të lirisë, Kaso Shehu (1918-1989), i dënuar dy herë nga regjimi komunist dhe që vuajti 20 vjet, 7 muaj, 19 ditë burgim.
Fotoja ku duket i veshur me rroba ushtarake i takon datës së arrestimit, më 26.7.1951.
E fundit është pak muaj para vdekjes në Repartin nr.305 Përparim, Sarandë”, shkruan Dervishi.
Po kush ishte Kaso Shehu?
Sipas Kujto. Al, Kaso Abaz Shehu (1918-1989) nip i Haki Rushitit, u arratis nga Shqipëria në mars 1945. Në maj 1950 shkoi në RFGJ dhe u bë pjesë e Kompanisë 4000. Kasoja ishte pjesë e desantimit të dytë të kësaj kompanie në mbrëmjen e datave 23-24 korrik 1951. Shokët e tij Riza Xhemal Abazi (përgjegjës) dhe Fido Veliu u vranë ose vetëvranë, ndërsa ai dhe Muhamet Hoxha u arrestuan.
U përfshi në një proces me desantë të tjerë, duke përbërë një grup me 14 persona. Gjyqi u zhvillua në kinema “17 nëntori” në Tiranë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.5, datë 22.10.1951, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 2, 3, 7, 8, 10, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, dhe e dënoi me 20 vjet burgim e punë të detyruar. Gjykata i vlerësoi se u kishin “shërbyer besnikërisht imperialistëve të urryer amerikanë”, “armiqve të kampit të paqes, të demokracisë e socializmit”, “armiqve të tërbuar të njerëzimit” (anglo-amerikanët) që “digjnin dhe vrisnin popullin korean”. U lirua nga burgu më 26.4.1965.
Nuk ishte e thënë ta linin të lirë. Banonte në Borsh kur u arrestua për herë të dytë më 30.12.1982. U akuzua në bazë të neneve 55 (agjitacioni e propaganda) dhe 31 (rrethanat rënduesi si i dënuar më parë) të Kodit Penal.
Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykata Popullore e Rrethit Sarandë, me vendimin nr.24, datë 15.7.1983 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Gjykata e akuzonte se “duke agjituar me persona të ndryshëm, i është kundërvënë vijës politike të partisë e të shtetit”, se “gjendja ekonomike ishte e keqe”, “se socializmi nuk krijon të mira materiale, por varfëri e fukarallëk” dhe te “vendet kapitaliste i gjithë populli ka bollëk dhe mirëqenia e masave rritet”, kishte thënë se Mehmet Shehu nuk u vetëvra, por e vranë, etj. Po ashtu cilësohej se ishte shoqërisht i rrezikshëm. Kaso vdiq në Repartin nr.305 Përparim më 19.7.1989, nga hemorragjia, në moshën 71 vjeçare duke qenë ndër të burgosur e fundit në Europën Lindore.
Vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 19 ditë burgim në vitet 1951-1965 dhe 1982-1989. U burgos në moshën 33 vjeçare dhe vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin nr.305 Përparim. /sarandacity.al/
613481 870496TeenVogue? Seeking for fashion advice, celebrity buzz or beauty trends? Uncover it all in Teen Vogue 154505
824133 903050I needs to spend a while finding out much more or working out more. Thanks for great info I used to be searching for this info for my mission. 185720
759030 34155Just wanna input on couple of general items, The web site design is perfect, the articles is extremely great : D. 351134