Publicisti kosovar Enver Robelli ka ofruar disa të dhëna, tipike prej atyre me frymë etnocentike, mbi faktorin shqiptar në Greqi këtu e vite të shkuara.
“Disa të dhëna interesante nga libri i sapobotuar i shkrimtarit dhe historianit gjerman Richard Schuberth: ‘Udhëtimi i fundit i Lord Byronit (Bajronit). Një histori e luftës greke për pavarësi’ (Lord Byrons letzte Fahrt. Eine Geschichte des griechischen Unabhängigkeitskrieges. Wallstein Verlag, Göttingen 2021. 533 faqe), shkruan ai, duke vijuar, pra referuar librit në fjalë:
–Me integrimin e suliotëve në armatën greke, shqipja u bë gjuhë e parë zyrtare e marinës greke.
–Duke polemizuar me disa deputetë që me tone nacionaliste kishin folur për shqiptarët, deputeti i majtë grek Manolis Glezos në vitin 2013 ua kujtoi atyre se 13 prej 38 deputetëve të pranishëm kanë mbiemra shqiptarë, andaj, sipas Glezos, shqiptarët në Greqi nuk mund të quhen pakicë.
–Gjatë qëndrimit pranë Liqenit të Gjenevës në vitin 1816 shkrimtarja Mary Shelley dhe motra e saj Claire Clairmont ia vendosën Lordit Byron nofkën Albè. Kjo nofkë nuk i referohej Elbas, vendit ku u internua Napoleoni, as inicialeve të emrit LB, por kishte domethënien: shqiptar (Albanian).
–Rreth vitit 1820 rrethina e Athinës ishte e banuar pothuaj tërësisht nga njerëz që flisnin shqip.
–Fistani (fustanella) ishte veshja e luftëtarëve shqiptarë. Më vonë ajo u bë veshje e të gjitha shoqërive të militarizuara të Ballkanit jugor”. /sarandacity.al/