Kryebashkiakja e Delvinës ka ndarë me publikun emocionet e një aktiviteti në kuadër të “tTetorit rozë”, me praninë dhe të deputetes Denaj. Ajo, duke e nisur nga kjo e funditm përcjell një tufë falenderimesh, e në fund një mesazh mbi qëllimin e këtij aktiviteti.
“Tetori na mblodhi sërish bashkë, gra, motra e shoqe, në një takim miqësor, informues e ndërgjegjësues për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj vetes si dhe luftën që duhet të kryejmë për të sfiduar sëmundjen e kancerit te gjirit.
Falenderuese për deputeten e zones, Anilën, e cila u bë pjesë e veprimtarisë dhe përcolli mesazhin e vet domethënes ne mbështetje të çdo gruaje.
Falenderuese për Suelën, Klemen, Almën dhe gjithë specialistet e Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për informacionin shkencor që përcollen dhe këshillat e dhëna.
Falenderuese për Margaritën dhe të gjitha gratë e tjera që e kanë fituar betejën me të keqen, të cilat rrëfyen përvojen e tyre, luftën që u eshtë dashur të bëjne për të dalë triumfuese mbi sëmundjen.
Falenderuese për Blertën, specialisten e Njësise së Integrimit në BE pranë Bashkise Delvinë,e cila u kujdes për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie!
Të dashura motra e shoqe, kanceri i gjirit mund të frenohet fare lehtë nëse diagnostikohet ne kohën e duhur!
Nëse e duam lumturinë e familjes sonë, të cilën secila prej nesh e ka të shenjtë, duhet të shtojmë kujdesin ndaj vetes!
Ne ia dalim!”, shkruan znj. Qilimi. /sarandacity.al/