Përfitimi i Sarandës nga mbështetja e qeverisë gjermane dhe projekti GIZ, është çuar me tej, me shpalosjen e praktikës së mirë dhe përvojës që sollën bashkiakë nga qyteti Lubeck në Gjermani.
Vlerësimi i parë i Kryebashkiakut Adrian Gurma, në tryezën me ta, ishte për privilegjin që iu bë Sarandës duke u përfshirë e para në projektin e riciklimit të mbetjeve në burim dhe në qendër. “Saranda është markë e turizmit shqiptar tashmë- tha ai- ndërsa përvojat që na vijnë nga ju, na japin shansin që të bëhemi lider edhe për trajtimin e mbetjeve”.
Fjala e disa prej drejtuesve të sektorëve specifikë, si dhe e përfaqësuesve e vendimmarrësve të rëndësishëm nga qyteti Lubeck, solli shumë thjesht atë që është qasje për qytet të pastër në Lubeck, e mundshme për t’u adoptuar edhe në kushtet e Sarandës.
Në cilësinë e kryesueses së delegacionit gjerman dhe si anëtare e parlamentit të qytetit Lubeck, Zj. Aneta Wolters, tha se qyteti nga vijnë ka traditë për lidhjen e qyteteve më të fuqishme bregdetare prej shekujve 13-14 dhe ky është prezantuar si mision që vazhdon edhe me Sarandën. Përfaqësues të kompanisë gjermane në Lubeck, që merret me ndotjet, me pastrimin e rrugëve etj., thanë se janë këtu për të parë situatën reale dhe për të gjetur se ku janë mundësitë e bashkëpunimit.
Të pranishmit u njohën me një prezantim video për hapat e hedhura me Qendrën e Riciklimit të mbetjeve në Volloder dhe me ardhmërinë e projektit në të ardhmen e afërt.
Kreu i Bashkisë Gurma u shpreh para miqve nga Lubeck se takimin me ta e quan një hallkë të parë të zinxhirit të një bashkëpunimi që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, si për ligatinat, kompostimin e mbetjeve etj. “Është çelur një portë bashkëpunimi me Lubeck për menaxhimin e mbetjeve- tha Gurma-por ky moment është oportun edhe për të nisur procedurë binjakëzimi mes nesh”. /Bashkia/
506762 788818Particular paid google internet pages offer complete databases relating whilst individual essentials of persons while range beginning telephone number, civil drive public records, as nicely as criminal arrest back-ground documents. 549863
241112 838700Id always want to be update on new content material on this website , saved to fav! . 649939
838718 293119I feel this web site contains some quite good info for everybody : D. 981175
606140 575822This web page is often a walk-through its the internet you wanted about this and didnt know who to question. Glimpse here, and you will totally discover it. 989513