Bashkia Sarandë ka njoftuar për një risi në qarkullimin e automjeteve në aksin Turizëm – Çukë, duke vendosur që në shkuarje të ketë një devijim.
Njoftimi i plotë:
Për rrjedhshmërine e qarkullimit në territorin e Bashkisë Sarandë, me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, nr. 150 datë 28/10/2021:
“Për pezullimin e qarkullimit në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.
Pezullohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në segmentin kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” deri te Hotel “Butrinti” nga
Qarkullimi i autoveturave do të bëhet nga kryqëzimi i Rr: “Skënderbeu” me Rr: “Butrinti” – Rr: “Teki Hadëri” – pas Turizmit Rr: Nr.10 – Rr “Butrinti” sipas ilustrimit ne foto.
Ky itenerar do të jetë vetëm me një sens, vetëm vajtje.
Autobusët e linjës rrethqytetase Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itenerarin Sarandë-Metoq-Cukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.
Rregullimi i qarkullimit të shoqërohet me sinjalizim rrugor.
Për zbatim ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Publike,Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake.
Kopje e urdhërit i përcillet Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”. /sarandacity.al/