Gazmend Kapllani, një ndër penat letrare e publicistike shqiptare që ka jetuar shumë vite në Greqi në pas 90-ën, tha në një emision televiziv, duke komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai bëri një rezyme të asaj se si i janë ndërtuar këto raporte në vite, duke gjykuar shoqërinë greke.
“Unë kam jetuar shumë vite në Greqi dhe në shumë nivele të shoqërisë greke, nga niveli i emigrantit deri te pjesa e elitës. Kam studiuar marrëdhënoet shqiptaro-greke, pasi më interesojnë, por të dy popujt kanë një biagrafi bashkëjetese të veçantë. Ajo që është e çuditshme është se nga të dy palët nuk ka pasur studime serioze dhe janë disa faktorë sociale dhe akademikë që nuk na kanë lejuar që të merremi seriozisht.
Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë me përjashtim të disa vendeve të gjithë vendet evropiane kanë përceptime të ndryshme, dhe shqiptarët e grekët kanë përceptime të ndryshme. Është e vërtetë që dy vendet nuk kanë qenë ndonjëherë më afër seç janë sot, të flasësh për përceptimet publike është një debat shumë i gjerë.
Çdo gjë ka evoluar dhe zbehur me kohë, por baza ngelet aty. Kemi një përshtypje se shtresat injorante janë ato që krijojnë rrëfime raciste, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi ato krijohen nga natyra institucionale pasi këto kanë ndikim.
Pa dyshim, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ndryshuar por disa mentalitete të vjetra vijojnë të jenë shoqëruese.
Kultura institucionale është ajo që ka rëndësi në lidhje me sjelljen ndaj një grupi etnik. Ajo që ndodhi me mua është se ka struktura të caktuara që nuk kanë me lënë asnjëherë që ato që janë me origjinë shqiptare nuk do të kenë zë dhe nuk do të jenë të qetë, kjo është ajo që quhet racizëm, që vjen nga qendra të caktuara institucionale që ndodhen në institucionet shtetërore.
Shoqëria greke është e ndërlikuar, nuk ka vetëm një drejtim, ajo evolon si të gjithë shoqëritë e tjera, por kultura institucionale ajo që ka dhe ndikimin kryesor në marrëdhënie. Në shkollat ku ka fëmijë shqiptarë nuk mësohen gjëra pozitive për fëmijët tanë”, ishte ajo çfarë pasqyroi në raportimin e tij Kapllani, në një komunikim me scype nga SHBA, ku dhe jeton.
Ai ishte i pranishëm në Log të Endri Xhafos në ABC Neës. /sarandacity.al/