Shkolla e bashkuar e Livadhjasë po e mbyll muajin e letërsisë me një aktivitet mjaft mbresëlënëse.
Ndofta edhe qendra e bukur kuturore në krah të shkollës, po i inkurajon për aktivitete të bukura kulturore.
Ishin nxënësit e shkollës së mesme arkitektet të një spektakli kaq të bukur me shumë mesazhe qe përcollën. Sigurisht edhe me regjisorët, mësueset e gjuhës dhe letetrsisë, të gjuhës së huaj dhe drejtorit të palodhur Nikolla Murati.
Aktiviteti u krye në sallën e madhe të Qendrës kulturore “Katina Papa” duke sjellë emocione të veçanta.
Ishte i ftuar në ktë aktivitet edhe shkrimtari, poeti dhe publicisti Panajot Boli, i cili i dha ngjyra këtij aktiviteti mes një interviste mjaft interesante që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.
Në këtë spektakël letrar me brezin e ri, u promovua figura të shquara të letërsisë botërore dhe shqiptare, e kombinuar me interpretime mjaft dinjitoze të pjesëve poetike dhe të eseve, si dhe të pjesëve nga letërsia botërore, shoqëruar me muzikë e video.
Mjaft e bukur dhe e duatrokitur ishte loja e montazhit muzikor të luajtura nga katër nxënëse “flutura” të fillores.
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Panjot Boli i fali bibliotekës së shkollës 10 libra, dy tituj, si dhe dhuroi libra të tij nxënësve talentë të kësaj shkolle.
Të pranishëm në ketë aktivitet ishin dhe Drejtori i Zyrës Arsimore Finq-Dropull, Ziso Lluci, Drejtori i Zyrës për Arsimin e Kulturën në Bashkinë e Finiqit, Thoma Nikuli, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë dhe ish-drejtori i kësaj shkolle, Vangjellaq Xhaferi.
Zoti Lluci përgëzoi organizatorët dhe Drejtorin e këasj shkolle Nikolla Murati për aktivitetin emocionant dhe me shumë mesazhe dhe uroi qe Qendra Kulturore, gjitonia e shkollës, të bëhet shtëpia e dytë e nxënësve ku të shpaloset talenti i tyre në aktrim dhe në letërsi.
Sipas mësueses së letërsisë Altiona Sejiko, nxënësit e kësaj shkolle kanë ambicje qe në këtë vit shkollor të ngjitin në skenë edhe pjesë teatrale qe do t’i japin gjallëri jetës kulturore dhe artstike në zonën e Livadhjasë. /sarandacity.al/