Një jetëhumbje tragjike u shënua mëngjesin e kësaj të shtune në Sarandë, ku roja e një pallati në ndërtim ra nga një lartësi ku më pas mbijetesa ka qenë e pamundur.
“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar paraprak. /sarandacity.al/