Bashkia Himarë ka shpallur tenderit nëpërmjet APP për “Përmirësimin e ndriçimit me llamba LED i rrjetit rrugor, Himarë”.
Sipas informacionit, fondi limit i këtij projekti është 8,316,601.00 lekë, ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 11-11-2021, Ora 09:00.
Në dokumentet e tenderit theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kujtojmë se ditë më parë, kjo bashki dhe nominalisht kreu i saj Jorgo Goro, do fshikulloheshin rëndë nga kryeministri Rama për paaftësinë në pastrimin e mjedisit. Sipas kreut të qeverisë, ndotja të zinte sytë në Himarë. /sarandacity.al/