Një sasi ndihmash për moshën e tretë kanë mbërritur nga Igumenica në Finiq, dedikuar pra të moshuarve të Minoritetit. Veçojnë ndër to karriket me rrota për ata të pamundur që të ecin.
Sipas asaj çfarë shkruhet nga Bashkia Finiq, kjo sasi ndihmash i dedikohet një shoqate, asaj “Filia Velbert”, me qendër në Igumenicë.
“Bashkia e Finiqit falenderon ngrohtësisht menaxherin e ndihmës humanitare në emër të ‘Filia Velbert”, znj. Lazaro Papaioannou”.
Më tej njoftohet se së shpejti, po nga Igumenica, do mbërrijnë në Finiq dhe pajisje për Brigadën e Zjarrëfikësve.
“Z. Papaioannou ka provuar shumë në të kaluarën dhe vazhdimisht, dashurinë e tij për bashkëatdhetarët e tij, duke e bërë zinxhirin e solidaritetit më të fortë, në këtë periudhë të vështirë që po kalon shoqëria jonë”, citohet të ketë thënë kryebashkiaku Kristaq Kiço. /sarandacity.al/