Pasdite, kohë dreke, këmbë njeriu në rrugë.
Dikush të jep përshtypjen e një akti jo dinjitoz në publik, një nevojë fiziologjike që instikti e thërret njeriun, që kur bëhet i vetëdijshëm, drejt rrethanave intime.
Por ndodh nëse e ka humbur vetëdijen, sidozot kur ka rrëkëllyer jo pak gota e është bërë dhogë.
Të tillë hasen shpesh dhe në lulishten në qendër të qytetit, teksa “ujisin” bar e lule, gjithnjë në pavetëdije.
Por jo!
Personi, krejt në qejf të vet, po bën një gjë pa asnjë pikëpyetje etike: po qëron e ha një shegë…! /sarandacity.al/