Kryeopozitari Basha pati një ditë kobzezë në jetën private, më saktë atë familjare, pasi humbi babanë këtë të dielë.
Raportohet se i ndjeri Xhelal Basha, aspak person publik, i njohur vetëm nga i biri i si baba i tij, vuante prej kohësh nga një sëmundje, e cila i ka marrë dhe jetën.
Kryedemokrati lokal i Delvinës, Hari Imeri, i njohur për afërsinë dhe simpatinë për eprorin e tij politik, i përcolli ngushëllime këto çaste vuajtëse për të,
“Në emrin tim dhe të degës të Partisë Demokratike Delvinë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit të PDSH z.Lulzim Basha për humbjen e të atit.
Zoti ja lehtësoftë dhimbjen atij, vëllait dhe nënës së tyre”, shkruan i riu që drejton demokratët e Delvinës. /sarandacity.al/