Teksa kemi hyrë në një fushatë elektorale, është momenti të kujtojmë se shatërvani te lulishtja në qendër të qytetit, e cila të sjellë kujtimin e kandidimit të Fatos Nanos, është sot sa me ujë të ndotur e sa me gjysëm funksionalitet në agregatet hidraulike; një pjesë e tubacioneve nuk e nxjerrin ujin përpjetë për të krijuar dekorin tërheqës të fontanave në madhësi të ndryshme.
Eshtë prej atyre copëzave dekorues të jetës urbane të lëna në harrëse nga mirëmbajtja ose ndërhyrja.
Kujtojmë se ky shatërvan u ndërtua në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, kur kandidat për Sarandën qe Fatos Nano, por që edhe pse fitoi nominalisht humbi si PS.
Shatërvani ishte zemra e një lulishteje të re, ndërtuar pas shembjes së një godine të vjetër me shumë funksione pushteti, në kulmin e pezmit publik mbi betonizimin dhe ç’gjelbërimin e qytetit. /sarandacity.al/