Kryeministri Rama ka paralajmëruar erën e re në punën e një prej sektorëve më delikatë të shtetit, aty ku grihen para, bëhen padrejtësi dhe torturohen të pamundurit.
Ai shkruan se “Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën”.
Sipas të parit të qeverisë, “Dritarja e re ‘Denonco Kadastrën’ tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë”.
Mbetet të shihet se ç’rezultat do ketë në terren kjo risi. Pasi, edhe me praktikën “Shqipëria që duam”, korrupsioni dhe padrejtësitë në shtet vijuan të mbeten në nivele të larta. /sarandacity.al/