Turizmi ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në rritjen e kursimeve bankare, konkludon ATSH.
Ajo rendit qytete si Vlora, Durrësi dhe Lezha, të cilat kanë regjistruar edhe rritjen më të madhe të depozitave bankare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Kjo agjenci i referohet Bankës së Shqipërisë në të dhënat mbi ecurinë e kursimeve bankare sipas rretheve, të cilat tregojnë se në këtë periudhë, Lezha kryeson me rritjen më të madhe 6.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Kujtojmë se ky është qytet pa det, por që e ka detin afër, atë të Shëngjinit.
Më pas vjen Tirana me një rritje të depozitave 5.1%, Vlora dhe Durrësi regjistrojnë përkatësisht rritje 4.4% dhe 3.1%. Një rritje më të vogël shënojnë Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Në total, raporton ATSH, depozitat në monedhën vendase regjistrojnë vlerën 530 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë në 654 miliardë lekë. /sarandacity.al/