Kryepeshkopi Anastas pati sot ditëlindjen, ndaj, ndër të shumtat urime, një i tillë i shkoi atij dhe nga Finiqi. Ishte kryebashkiaku Kristaq Kiço, i cili e uroi: ”Me rastin e ditëlindjes së Tij, i uroj nga zemra Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastasios, shëndet, jetëgjatësi dhe forcë shpirti për punën e lavdishme që bën prej dekadash.
Pastor i prestigjit ndërkombëtar, me një vepër të madhe baritore që krijoi një parajsë për shpirtrat e etur për dritë dhe ua ofroi atyre me bujari e dashuri dhe vetmohim për lavdinë e Zotit”.
Siç dihet, kolegji i Mesopotamit “Frymë dashurie”, është ndër investimet e Kryepeshkopit Janullatos në jug.
I pari të krishterëve ortodoksë shqiptarë mbush 92 vjeç. Ai ishte ndër ata që u infektuar dhe me COVID një vit më parë, por që ia doli të vijojë jetën. /sarandacity.al/